Problemet e banorëve në rrugën 'Konstadin Kristoforidhi' në Mitrovicën e Jugut
Gropat, vështirësitë në ecje në këtë rrugë, pronat e qytetarëve dhe ndërtimi i banesave që disa vite kanë bërë që rruga “Konstadin Kristoforidhi” në Mitrovicën e Jugut të mbetet në një gjendje jo të mirë infrastukturore.
Banori i rrugës “Konstadin Kristoforidhi”, Vuhedin Morina, në një prononcim për KALLXO.com tha se për disa prona të banorëve është blloku ndërtimi i rrugës.
“Sipas komunës këtu është një problem tek pronat e banorëve që jetojnë në këtë lagje”- ka thënë Morina.
Në kushte anonimitetit një qytetar tregoi për KALLXO.com, se komuna e Mitrovicës kishte tentuar të bëjë disa invenstime por banorët nuk e kanë lejuar.
“Komuna i ka sjellë skajoret edhe kubëzat, qe qitu janë hala, por fajtori kryesor jena vetë na banorët”- tha qytetari në kushte anonimiteti.
Qytetari vazhdoi “se për një metër hapësirë, jo mua rregulloma përpara, jo mua jo, qe ku jena”.
Se gjendja është e njëjtë që shumë vite e që komuna nuk ka reaguar asgjë e pohon vetë qytetari në kushte anonimiteti.
“Po që 60 vite unë jetoj qitu, i kam thanë komunës edhe kryetarit se me kanë une vetë kryetar kur nuk e kisha ndreq këtë rrugë, se jemi shumë njerëz nuk ka fjalë që i përshkruan”- shtoi qytetari.
Për qytetarin tjetër Xheladin Beka, që jeton që shumë vite në këtë rrugë thotë se asgjë nuk po ndryshon.
“38 vjet i kam e kjo gjendje e rrugës është qishtu, e asgjë spo ndryshon”- tha për KALLXO.com Beka.
Ai përfundoi se “më keq e përjetojna kur ka rreshje atmosferike dhe gjatë stinës së dimërit e për komunë s`di çka me thanë veq me flejt në komunë e sen spo ndreqin, veq po na premtojnë e kurgjo”.
KALLXO.com ka kontaktuar edhe me Komunën e Mitrovicës, por deri në publikimin e këtij artikulli, ata nuk kanë kthyer përgjigje.