Uji

Probleme teknike në pompë, disa lagje të Prishtinës pa ujë

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” njofton se për shkak të disa problemeve teknike disa lagje në kryeqytet do të kenë probleme me furnizim me ujë të pijshëm.

“Për shkak të disa  problemeve teknike në njërën pompë në stacionin e pompave në Park, pikat e larta të lagjeve :lagjja e Muhaxhirëve, një pjesë e lagjes Ulpiana dhe lagjja e Spitalit, në Prishtinë, kanë probleme me furnizimin me ujë të pijshëm gjatë ditës së sotme”, thuhet në njoftim.

Kompania po ashtu ka bërë të ditur se ‘ekipet teknike të operimit dhe mirëmbajtjes janë në vendngjarje dhe po merren me problemin teknik’.

“Ne po mundohemi që, përmes linjave të tjera furnizuese ta mbajmë stabilitetin e furnizimit me ujë të pijshëm. Kërkojmë mirëkuptim deri në stabilizimin e gjendjes dhe varësisht nga natyra e dëmtimit të pompës, varet  edhe  stabilizimi”, theksohet në njoftim.