Ilustrim: Poqi elektrik

Probleme me rrymë në Fushë Kosovë, KEDS thotë se ka punime

Disa lagje të Fushë Kosovës sot kanë pasur probleme me rrymë.

Qytetarët kanë raportuar në KALLXO.com se kanë pasur probleme me energji elektrike gjatë ditës.

Në anën tjetër, zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala tha për KALLXO.com se në disa lagje ka qenë e paralajmëruar ndalja e rrymës për shkak të disa punimeve.

“Deri në ora 21:00 kanë qenë të planifikuara sepse jemi duke e zëvendësuar rrjetin elektrik të vjetrin më të riun dhe tash është duke u bërë kalimi në rrjetin elektrik dhe e kemi dyfishuar kapacitetin të tensionit të lartë dhe janë lajmëruar qytetarët”, tha ai.

Ai shtoi se në disa lagje ka edhe prishje të vogla, që së shpejti pritet të rregullohen.

“Ka edhe disa prishje të vogla, diku 5 trafo janë, por janë një numër i vogël i konsumatorëve”, tha Buzhala.