Prizreni zgjohet me cilësi të dobët të ajrit

Matjet e Institutit Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) tregojnë se vetëm në Mitrovicë dhe në Palaj ka cilësi të mirë të ajrit këtë mëngjes.

Sipas matjeve në Dardhishtë, Drenas, Hani të Elezit, Pejë dhe tek një ekip mobil i vendosur të IHMK në Prishtinë, rezulton të ketë cilësi të pranueshme të ajrit.

Përderisa mëngjesi i së martës ka zbardhur Prizrenin me cilësi të dobët të ajrit.

Për Brezovicë dhe Gjilan nuk ka të dhëna për cilësinë e ajrit atje.

IHMK bën monitorimin e cilësisë së ajrit në tërë territorin e Republikës së Kosovës, përmes Rrjetit Shtetëror për Monitorimin e Cilësisë së Ajrit.

Duke klikuar KËTU ju mund të merrni informata rreth rëndësisë së cilësisë së ajrit.

Ky rrjet është i përbërë nga 12 stacione automatike fikse dhe një stacion automatik mobil.

Shpërndarja e stacioneve dhe përzgjedhja e lokacioneve monitoruese është bërë konform kritereve të Direktivës 2008/50/EU për ajër të pastër në Evropë dhe ligjeve vendore.

Bazuar në kriteret e lartpërmendura stacionet janë shpërndarë në 9 (nëntë) komuna të Republikës së Kosovës: Prishtinë, Obiliq, Drenas, Mitrovicë, Pejë, Prizren, Shtërpcë (Brezovicë), Hani i Elezit dhe Gjilan.