Prizreni përuron hapësirë për piknik dhe shteg për çiklizëm malor

Kryetari i Prizrenit Mytaher Haskuka bashkë me nënkryetarin Eshref Memaj dhe Drejtoreshën e Turizmit Sevil Kazaz iu ngjitën malit për të shkuar në vendin e njohur si Pashaçeshme .

Haskuka me vartësit e tij kanë përuruar hapësirat e reja për piknik në Pashaçeshme si dhe ka inspektuar punimet në shtegun “ Downhill “ që shërben për Çiklizëm Malor.

“Që të dy këto projekte janë në kuadër të Drejtorisë së Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik, dhe kanë për qëllim zhvillimin e turizmit malor dhe ofrimin e produkteve të reja turistike “, thuhet në njoftimin e Haskukës.

Shtegu për Çiklizëm Malor “ DownHill”  fillimisht po ndërtohet nga pika fillestare (rruga për në Shtëpinë Malore) e deri tek Pashaçeshme  me gjatësi rreth 1 km, ndërsa më pas do të vazhdojë edhe ndërtimi i pjesës tjetër që do të arrijë në gjatësi të përgjithshme prej rreth 5 km.

 

Ky botim është prodhuar me përkrahjen e Bashkimit Europian. Përmbajtja e këtij botimi është përgjegjësi e BIRN-it dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si qëndrim i Bashkimit Europian.