Prizreni nuk ndien për masat e institucioneve kundër coronavirusit

Numër shumë i madh i qytetarëve kanë vërshuar qendrën e Prizrenit pak kohë pas iftarit.

KALLXO.com ka siguruar foto nga sheshi i Shatërvanit, ku shihet një numër shumë i madh i qytetarëve duke u shëtitur.

Në foto shihen edhe pjesëtarë të Policisë së Kosovës, të cilët nuk kanë reaguar ndaj këtij numri shumë të madh të qytetarëve, ndonëse tubime të tilla janë të ndaluara me masat e institucioneve shëndetësore kundër pandemisë së COVID-19.

komunën e Prizrenit janë 93 të infektuar me COVID-19, 67 të shëruar, 2 kanë vdekur dhe 24 raste janë aktive.