Prizreni nderon artistët në Ditën Botërore të Teatrit 

Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport në Komunën e Prizrenit në bashkëpunim me Teatrin e Qytetit, “Bekim Fehmiu” do të organizojnë një aktivitet për shënimin e Ditës Botërore të Teatrit. 

Ky aktivitet do të mbahet sot në ora 18:00 në Teatrin “Bekim Fehmiu“. 

“Me rastin e shënimit të Ditës Botërore të Teatrit, Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport në bashkëpunim me teatrin e qytetit ‘Bekim Fehmiu’, do të organizojnë një aktivitet ku do të shfaqet një performancë artistike e artistëve të teatrit të qytetit, ku po ashtu do të bëhet shpërndarja e mirënjohjeve për artistët që i kanë kontribuar teatrit të qytetit me vite të tëra”, thuhet në njoftimin e Komunës në Facebook. 

Ky aktivitet do të mbyllet me performancën artistike të grupit “Don’t Listen to Your Reighbors“, të cilët do të interpretojnë këngët të vjetra shqiptare.