Prizreni, komuna më e prekur nga COVID-19

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti përmes një grafike ka treguar shpërndarjen e COVID-19 në Kosovë.

Hoti në grafikë ka treguar shpërndarjen e virusit në komunat e Kosovës.

Sipas grafikës që ka paraqitur Hoti, deri me datën 2 qershor që nga paraqitja e parë me 13 mars, janë testuar 15 mijë 333 persona, nga të cilët kanë rezultuar pozitiv 1123 persona.

Nga 1123 personat e prekur, 847 janë shëruar, 30 kanë vdekur, kurse 246 janë raste aktive.

Sipas të dhënave që ka publikuar Hoti, në Kosovë, të vdekur në 1 milionë banorë janë 16 persona, ndërsa shkalla e vdekshmërisë është 2.6 për qind.

Qyteti më i prekur me COVID-19 në Kosovë është Prizreni me 135 raste, Ferizaj me 134 raste, Prishtina me 96 persona, Vushtrria me 94 të infektuar, Gjilani me 81 raste, Malisheva me 77 raste, Peja me 74 raste, Vitia me 53 raste, Mitrovica Veriore me 43 raste, Kamenica me 41 raste, Suhareka me 38 raste, Rahoveci me 35 raste, Zveçani me 26 raste, Mitrovica me 25 raste, Leposaviqi me 23 raste, Zubin Potoku me 23 raste, Shtimja me 19 raste, Gjakova me 16 raste, Podujeva me 16 raste, Lipjani me 15 raste, Fushë Kosova me 14 raste, Istogu me 8 raste, Hani i Elezit me 7 raste, Kaçaniku me 7 raste, Skenderaj me 7 raste, Klina me 5 raste, Deçani me 3 raste, Dragashi me 3 raste, Obiliqi me 3 raste dhe Drenasi me 2 raste pozitive me COVID-19.