Ilustrim

Prizrenasit festuan ditëlindjen me gjuajtje armësh, policia u shkoi në shtëpi

Në fshatin Nashec të Prizrenit, një person kishte organizuar një aheng për ditëlindjen e tij.

Por, policia kishte marrë informatë për të shtëna me armë zjarri tek shtëpia e të dyshuarit dhe gjatë kontrollit të shtëpisë është gjetur dhe sekuestruar një armë pneumatike.

Kurse, tek një person tjetër i dyshuar që kishte qenë pjesëmarrës në ditëlindje, policia ka gjetur dhe sekuestruar në pistoletë më katër fishekë.

Policia po ashtu në cilësi të provave materiale ka sekuestruar edhe kamerat e sigurisë, ndërsa pas intervistimit të të dyshuarve, ata me urdhër të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.

Rasti ka ndodhur në ora 01:28.