Prizrenasi raporton në polici vjedhjen e pëllumbave

Një person në Prizren ka raportuar në polici një rast të vjedhjes së pëllumbave.

Sipas njoftimit të policisë, viktima ka raportuar se persona të panjohur i kanë vjedhur 43 pëllumba.

Sipas tij, rasti ka ndodhur dje rreth orës 15:00.

Policia nuk ka njoftuar për ndonjë person të arrestuar në lidhje me vjedhjen e 43 pëllumbave.