
(FILE) - A close-up shows the video-sharing application 'TikTok' on a smart phone in Berlin, Germany, 07 July 2020 (reissued 27 August 2020).ANSA/HAYOUNG JEON
Prizrenasi publikon video në TikTok duke gjuajtur me armë, arrestohet nga policia
29.1.2022 - 12:29
Policia ka arrestuar një person pasi i njëjti kishte gjuajtur me armë në një aheng familjar.
Më pas, i dyshuari e kishte publikuar videon në rrjetin social TikTok nga ku edhe është identifikuar nga zyrtarët policorë.
Sipas policisë, nga kjo gjuajtje është shkaktuar rrezik të përgjithshëm
Policia ka sekuestruar një pistoletë (me gaz), të llojit Carl Walther Arnsberg.
Ky rast, sipas urdhrit të prokurorit është duke u hetuar në procedurë të rregullt.