Ilustrim

Prizrenasi i infektuar me COVID-19 del lirshëm nga shtëpia

Një burrë në  Shirokë të Prizrenit, i infektuar me COVID-19 është takuar jashtë shtëpisë së tij megjithëse ishte i obliguar të qëndronte në izolim.

Policia ka bërë të ditur se i dyshuari është takuar dje rreth orës 11:00.

Ndaj të njëjtit, me urdhër të prokurorit është iniciuar lënda pasi që i njëjti nuk i është përmbajtur rregullave dhe vendimeve të Qeverisë për vetëizolim.