Prizreni

Prizrenasi arrestohet për mosrespektim të masave të Qeverisë kundër COVID-19

Një person është arrestuar mbrëmë rreth orës 21:40, në rrugën “William Woker” në Prizren pasi që i njëjti nuk ka vepruar sipas masave të ndërmarra nga Qeveria gjatë pademisë në vend.

Policia ka njoftuar se i dyshuari është ndaluar nga policia pasi që i njëjti kishte vepruar në kundërshtim me masat e Qeverisë, dhe në konsultim me prokurorin, ndaj të dyshuarit është iniciuar lënda e rasti e cila procedohet në procedurë të rregullt.

Që nga dita e hënë, Qeveria e Kosovës ka vendosur që në komunat Prizren, Vushtrri, Ferizaj, dhe Prishtinë, komuna në të cilat ka me shumë person të prekur nga Covid-19, që nga ora 21:00 deri në orën 05:00 të mëngjesit të bëhet kufizim i lëvizjes së qytetarëve.

Kufizohen lëvizjet në katër komuna