Grafika: Kallxo.com

Prizrenasi arrestohet për mosmbajtje të distancës

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person të dyshuar në Prizren pasi që i njëjti nuk ka mbajtur distancën e cila është njëra nga masat mbrojtëse kundër përhapjes së COVID-19.

Sipas policisë arrestimi i të dyshuarit është bërë dje rreth orës 10:30 në Prizren pasi që i njëjti nuk ka mbajtur distancën dhe nuk ka përfillur urdhërat e zyrtarëve policor.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari për këtë rast është liruar në procedurë të rregullt.