Prizren, zhduket 26-vjeçari Arban Hisari, Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për gjetjen e tij

Policia e Kosovës ka njoftuar se Arban (Dashnor) Hisari, 26-vjeçar, është larguar nga shtëpia më 24.12.2024 dhe që nga ajo ditë i ka humbur kontaktet me familjen dhe nuk dihet për vendndodhjen e tij.

Policia ka kërkuar bashkëpunim nga të gjithë qytetarët që nëse e shohin personin e njëjtë apo dinë diçka për vendndodhjen e tij të raportojnë  në Policinë Rajonale të Prizrenit apo në cilindo stacion të Policisë në Kosovë.

Policia në bashkëpunim edhe me familjen e tij kanë kërkuar personin e zhdukur në vende dhe lokacione të ndryshme, megjithatë personi i raportuar si zhdukur deri me sot nuk është gjetur.