Prizren, vetura bie në lumë, 1 i vdekur e 2 të lënduar

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmë rreth orës 19:50 në fshatin Gjonaj të Prizrenit.

Sipas njoftimit të Policisë, një person ka pësuar lëndime vdekjeprurëse pasi vetura të cilën po e drejtonte ai si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë së lëvizjes kushteve të rrugës ka dalë nga rruga dhe ka rënë në lumë.

Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar edhe dy pasagjerë në veturë.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për autopsi.