Prizren, vdes këmbësori pasi goditet nga një veturë

Një këmbësor ka mbetur i vdekur sonte pasi është goditur nga një veturë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi ka thënë për KALLXO.com, se aksidenti ka ndodhur sonte rreth orës 20:16, në rrugën Arbanë – Landovicë.

“Kemi një aksident fatkeqësisht me fatalitet, pasi një këmbësor ka humbë jetën. Deri te aksidenti ka ardhë për shkak të mosrespektimit të kushteve në rrugë dhe shpejtësisë. Vozitësi apo i dyshuari për momentin është larguar nga vendi i ngjarjes”, ka thënë Gashi.

Sipas tij, hetuesit rajonalë të njësitit të trafikut, në koordinim me prokurorin e shtetit janë duke i marrë të gjitha veprimet më qëllim që të ndriçohet rasti dhe të evidentohen edhe shkaqet se si erdhi deri te ky aksident trafiku.

“Në vendin e ngjarjes ka dalë ekipi i emergjencës ku edhe ka konstatuar vdekjen e viktimës”, ka thënë Gashi për KALLXO.com, duke shtuar se për këtë rast së shpejti do të dalin me informacione për personin e dyshuar.