Prizren, ujësjellësi aksion për shkyçjen e konsumatorëve ilegal

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” ka njoftuar se ekipet e saj janë duke identifikuar keqpërdorime në teren ku gjatë muajit shtator janë identifikuar 45 kyçje ilegale në rrjetin e ujësjellësit  dhe ndaj personave janë iniciuar procedura ligjore.

“Vetëm gjatë muajit të fundit ekipet e kontrollës gjatë inspektimit, kanë identifikuar 45 kyçje ilegale në rrjetin tonë të ujësjellësit: Prizren 15 raste, Suharekë 13 raste, Malishevë 9 raste dhe Dragash 8 raste.  KRU “Hidroregjioni Jugor” Sha , ka bërë shkyçjen e menjëhershme dhe personat përgjegjës do të inicohen në  procedura ligjore”, thuhet në njoftimin e Hidrogjenit Juguor.

Tutje, kjo kompani ka njoftuar se do të bëjnë shkyçje për të gjithë konsumatorët të cilëve iu është akumuluar borxhi.

“Shkyçje nga rrjeti i furnizimit do të bëhet edhe ndaj konsumatorëve të cilët kanë  akumuluar borxhe ndaj Kompanisë sonë dhe nuk i përgjigjen pagesës së obligimeve të tyre për shërbimet e pranuara nga Kompania jonë”, thuhet tutje në njoftim.