Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Prizren, tenton t'i ndajë klientët gjatë përleshjes, menaxheri i lokalit përfundon në spital

Policia e Kosovës njofton se dje në një nga lokalet e Prizrenit është sulmuar menaxheri.

Sipas Policisë, rasti ka ndodhur rreth orës 17:00, kur kishte filluar përleshja mes dy të dyshuarve dhe menaxheri kishte ndërhyrë për t’i ndarë, me ç’ rast njëri prej te dyshuarve e kishte goditur në hundë.

Policia sqaron se viktima është dërguar në Spitalin rajonal të Prizrenit ndërsa të dyshuarit ishin larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur.

Rasti, i cili po trajtohet si lëndim i rëndë trupor, është duke u hetuar.