
Ilustrim Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com
Prizren: Shtiu me pistoletë në ajër, arrestohet i dyshuari
07.1.2025 - 09:52
Një person është arrestuar sepse kishte shtënë me pistoletë në ajër, në Dedaj të Prizrenit.
Policia njofton se nga i dyshuari është sekuestruar një pistoletë me gas.
“Pas inicimit të rastit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”- bënë të ditur Policia e Kosovës.