Prizren - Shtatorja e Adem Jasharit largohet nesër

Shtatorja e Adem Jasharit e cila u përurua të shtunën në Prizren do të largohet nesër.

Këtë e ka konfirmuar për KALLXO.com, Irfan Fusha, drejtor i Qendrës Tregtare ‘Abi Çarshia’, në të cilën qendër ku ka qenë e vendosur kjo shtatore.

“Po, do ta largojmë nesër pas kritikave që janë bërë”, ka thënë Fusha.

Vendosja e kësaj shtatoreje u përcoll me kritika të shumta që nga koha kur u vendos.