Prizren: Shoferi i dehur lëndon rëndë këmbësoren

Policia e Kosovës njofton se në Prizren, përkatësisht në rrugën “Wesley Clark”, është raportuar se një burrë i dyshuar derisa drejtonte automjetin e tij nga pakujdesia dhe nën ndikim të alkoolit e ka goditur një grua të cilës i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore.

Sipas Policisë rasti ka ndodhur gjatë ditës së djeshme rreth orës 17:30.

Tutje Policia sqaron se viktima është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Prizrenit ndërsa në lidhje me rastin është njoftuar prokurori.