Prizren - Shkon për ta gdhendur sëpatën, përfundon në spital

Policia e Kosovës njofton se një burrë është sulmuar nga pronari dyqanit tek i cili kishte shkuar për ta gdhendur sëpatën e tij.

Sipas policisë rasti ka ndodhur dje rreth orës 11:30.

Tutje policia sqaron se palët ishin fjalosur ndërmjet vete, dhe i dyshuari kishte sulmuar fizikisht viktimën duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore.

Pas marrjes së tretmanit mjekësor viktima është liruar për shtëpi. Ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit dërgohet në  mbajtje.