Prizren, rrufeja vret një 55-vjeçar

Një 55-vjeçar ka vdekur sot në fshatin Petrovë të Prizrenit pasi është goditur  nga rrufeja.

Qytetari kishte qenë duke punuar tokën në momentin kur ishte goditur nga rrufeja.

Rastin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.

“Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:00 në fshatin Petrovë të Prizrenit. Viktima është i lindur në vitin 1967, ka qenë me traktor duke punuar tokën, në momentin kur është goditur nga rrufeja. Familjarët e kanë dërguar në spital, por edhe përkundër përpjekjeve të mjekëve, nuk ka arritur të mbijetojë”, tha Gashi.

Me urdhër të prokurorit trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.