Prizreni. Foto: KALLXO.com

Prizren, rrahje ndërmjet katër personave pas një ngacmimi seksual

Katër persona janë përfshirë në një rrahje në rrugën ‘Beteja e Pashtrikut’ në Prizren, pas një ngacmimi seksual.

Sipas njoftimit të policisë, një person është arrestuar, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një femër. I dyshuari gjithashtu është sulmuar fizikisht nga vëllai i viktimës, në bashkëveprim me dy të dyshuar të tjerë, duke i shkaktuar lëndime trupore.

Policia njofton se palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, rasti vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt.