foto: Ilustrim

Prizren: Rrahje mes dy personave, njëri nga ta i mitur

Dy persona janë përfshirë në një rrahje mes vete në Prizren.

Policia bën të ditur se deri te rrahja erdhi një mosmarrëveshje e dy të dyshuarve njëri nga ta i mitur.

Ngjarja ka ndodhur më saktësisht në fshatin Korishë të Komunës së Prizrenit mbrëmë rreth orës 20:30.

Gjatë rrahjes është përdorur edhe një mjetë i mprehtë thikë, e cila është konfiskuar.

Të dyshuarit janë dërguar në Spitalin e Prizrenit për tretman mjekësor, ku njëri është hospitalizuar ndërsa tjetri është liruar.

Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.