Monedha Euro - Foto: Facebook
Prizren, raportohet se u deponuan 2000 euro të falsifikuara
03.9.2024 - 10:28
Në Prizren është raportuar një rast i monedhave që dyshohen të jenë të falsifikuara.
Policia e Kosovës ka njoftuar se rasti ka ndodhur të hënën më 02.09.2024, në Prizren.
Sipas PK-së është raportuar se nga një klient janë deponuar 2000 euro para të falsifikuara.
Raportohet se monedhat janë sekuestruar dhe se rasti është duke u hetuar, thuhet në raportin policor.