Ilustrim

Prizren, qytetari e dorëzon në Polici kuletën e gjetur të një qytetari nga Maqedonia e Veriut me 200 euro, franga e denarë në të

Policia e Kosovës ka njoftuar se një qytetar nga komuna e Prizrenit me inicialet XH.V. ka gjetur një kuletë me një shumë parash dhe dokumente personale.

Sipas njoftimit të Policisë, në kuletën që ka gjetur qytetari i Prizrenit kanë qenë 200 euro, 35 franga zvicerane dhe 500 denarë të Maqedonisë së Veriut.

Policia njofton se qytetari menjëherë e kishte njoftuar Policinë dhe të hollat e gjetura i kishte dorëzuar në Stacionin Policor të Prizrenit, ndërsa kuleta i është dorëzuar personit që i ka humbur.

“Personit që i kishte humbur kuleta ishte K.M. nga Republika e Maqedonisë së Veriut. Pranim – dorëzimi i kuletës mes palëve është bërë në Stacionin Policor në Prizren” – thuhet në njoftimin e Policisë, më 26.07.2024.

Si përfundim, Policia në Prizren e ka falënderuar qytetarin Xh.V. për gjestin human dhe shembullor.