Prizren - Punëtori lëndohet në vendin e punës, dërgohet në QKUK

Një punëtor i një kompanie në Lubizhdë të Prizrenit ka pësuar lëndime gjatë ditë së djeshme në vendin e tij të punës.

Sipas njoftimit, rreth orës 18:30, pronari i një punëtorie ka raportuar se punëtori i tij, gjatë kohës sa ishte duke punuar, aksidentalisht ka lënduar dorën e djathtë.

Viktima e këtij rasti është dërguar në spitalin rajonal dhe më pas, me autoambulancë është transportuar në QKUK në Prishtinë, për tretman të mëtutjeshëm mjekësor.