Qyteti i Prizrenit

Prizren, pronarët e lokaleve s’e respektojnë vendimin e qeverisë për COVID - 19

Policia e Kosovës e ka shoqëruar në stacionin policor një person në Prizren, pasi nuk kishte respektuar vendim e qeverisë, për shkak të coronavirusit.

Rasti ka ndodhur një ditë më parë, rreth orës 09:50.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Edhe një tjetër rast i njëjtë ka ndodhur në Prizren, dje rreth orës 11:40.

“Është shoqëruar në stacionin policore i dyshuari mashkull kosovar,  pasi që i njëjti në lokalin e tij, nuk kishte respektuar vendim e qeverisë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, njofton policia.

Qeveria e Kosovës, ditë më parë ka marr vendim që të mbyll të gjitha bizneset, përveç marketeve dhe barnatoreve për shkak të parandalimit të përhapjes së coronavirusit.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike i Kosovës ka njoftuar se numri i të infektuarve me coronavirus ka shkuar në 33.