Ilustrim
Prizren, prindi dyshon se fëmija i është sulmuar fizikisht nga mësuesi në shkollë
01.6.2023 - 10:46
Një person në fshatin Mamushë të Prizrenit ka raportuar në Policinë e Kosovës se fëmija i tij, derisa ka qenë në shkollë, është sulmuar fizikisht nga mësimdhënësi.
Sipas raportit policor, i dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar.
Rasti ka ndodhur më 30 maj, po rasti është raportuar dje në Polici.