Prizren, Policia kërkon ndihmë për identifikimin e dy të dyshuarve për vjedhjen e një kasaforte me stoli ari

Policia në Prizren po kërkon dy persona të dyshuar për njē vjedhje të rëndë në rrugën “Hazir Tolaj” më 3 mars 2022.

Sipas njoftimit të Policisë, të dyshuarit nē një shtëpi kanë vjedhur një kasafortë me stoli ari në vlerë 20 mijë euro dhe një pistoletë.

“Sektori i Rajonal i Hetimeve i drejtorisë Rajonale të Policisë në Prizren është duke zhvilluar hetime lidhur me veprën penale “Vjedhje e rëndë”, që ka ndodhur me datë 03.03.2022 , rreth orës 20:30 në një shtëpi në, në rrugën “Hazir Tolaj” në Prizren” – thuhet në njoftim.

“Më date 03/03/2022 rreth orës 20:30 . është raportuar një rast “Vjedhje e Rende” që ka ndodhur në një shtëpi në Rr.Hazir Tolaj ne Prizren, ku dyshohet se persona të dyshimte kane shfrytëzuar mos prezencën e familjareve në shtëpi dhe kane arrit te vjedhin kasafortën, në kasafortë ka pas stoli ari me vlerë prej njëzet mije euro (20.000 ) , si dhe një arme zjarri-Pistoletë model Tanfogiio Compact F ,9x9mm në emër te Viktimës” – thuhet në njoftimin e Policisë.

Policia thekson se sektori rajonal i hetimeve në Prizren ka bërë përpjekje maksimale për ndriçimin e rastit dhe ka siguruar 2 fotografi nga kamerat e sigurisë, mirëpo deri tani nuk ka rezultuar në identifikimin e të dyshuarve.

Andaj Policia e Kosovës – Sektori Rajonal i Hetimeve në Prizren, bazuar në ligj për publikimin e fotove me shënime tjera të personave të kërkuar, me autorizim të Prokurorisë Themelore në Prizren, me qëllim identifikimit, lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e dyshuarave, kërkon që kushdo që ka informacion për identitetin apo vendndodhjen e personave të dyshuar në fotot e bashkangjitura, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më te afert.