Prizren, Policia i gjen dy armë një të dehuri

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka sekuestruar dy armë zjarri nga një person i dehur në Prizren.

Sekuestrimi i armëve nga i dyshuari, sipas Policisë, është bërë i mundur pas një hetimi lidhur me disa të shtëna të ndodhura ditë më parë mbi fshatin Planej (Prizren), ku hetuesit kishin gjetur 12 gëzoja të kalibrit të panjohur.

“Sot me datë 10.03.2023, pas një pune operative dhe hetimore, Sektori i Hetimeve , Stacioni Policor Prizren, ka arritur që të identifikoj personin e dyshuar i cili ka gjuajtur me armë zjarri  si dhe të siguroj prezencën e tij.  I dyshuari në deklaratën e tij pranon se në kohen, vendin e larte cekur ka shtënë me armë”-thuhet në njoftimin e policisë.

Policia i ka sekuestruar armët (dy pistoleta me karikatorë dhe fishekë) dhe do t ‘i vazhdojë hetimet ndaj të dyshuarit për veprat penale – armëmbajtje pa leje, dhe – përdorim i armës.

Sipas Policisë, rasti shkon në procedurë të rregullt.