Prizren, Policia arreston të dyshuarin për posedim të narkotikëve dhe armëve

Policia e Kosovës, njofton se njësitë policore nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë në Prizren, kanë bërë arrestimin e një personi të dyshuar  për veprën penale ‘blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’ dhe ‘mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’.

Policia thotë se ka kryer bastisje në dy lokacione të ndryshme, ku si rezultat janë gjetur dhe janë sekuestruar provat materiale si: 1 kavanoz qelqi me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë me peshë: 10 gramë, 2 rollne, 2 mulli për bluarje, 1 pako me rizlla, 1 pushkë ajrore, 1  kuti metali me fishekë, 1 kavanoz qelqi me 27 qese të ndara, të mbushura me substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë me peshë totale 18.36 gramë, 1  peshore digjitale, 1 palë gërshërë dhe foli najloni; 1 DVR, 1 motoçikletë, 1 telefon mobil.

Sipas policisë, personi i dyshuar ka inicialet L. K. viti i lindjes 1999.

Pas intervistimit me vendim të prokurorit kompetent, i dyshuari  është dërguar në mbajtje për 48 orë, “në ndërkohë që njësitë përkatëse policore kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për procedura të mëtejme hetimore”- thuhet në komunikatë.