Foto-ilustrim

Prizren, plagos veten me armë në dasmë

Një person në Prizren ka lënduar veten me armë zjarri gjatë një ahengu familjar.

Policia ka njoftuar se dje rreth orës 11:30, është raportuar se gjatë një ahengu familjar, i dyshuari ka shtënë me armë zjarri dhe gjatë manipulimit me armë, i njëjti ka lënduar veten me armë.

Viktima e këtij rasti është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Prizren, pas lëdimeve të marra nga arma e zjarrit, ndërsa njësiti policor ka konfiskuar armën me një karikator dhe tri gëzhoja.

Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.