Policia

Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com

Prizren, plaçkitet një grua nën kërcënimin e armës

Një grua në Prizren ka raportuar në Policinë e Kosovës se një person i maskuar dhe nën kërcënimin e armës i ka marrë një shumë parashë.

Sipas Policisë, pas një pune hetimore janë identifikuar dhe arrestuar dy të dyshuar.

Njëri dyshohet se e ka kryer veprën penale të grabitjes, ndërsa tjetri Polici thotë se dyshohet se është nxitës i veprës penale dhe i njëjti ka marrë një pjesë të parave nga i dyshuari i parë.

Lidhur me rastin, Policia ka konfiskuar një pistoletë pa municion e cal. 9mm.

Ndërkaq me vendim të prokurorit pas intervistimit dy të dyshuarit dërgohen në mbajtje.