Ilustrim - Policia në aksion në - Foto: KALLXO.com

Prizren, pasi hanë ushqim demolojnë restorantin

Katër persona, pasi kishin mbaruar ushqimin në njërin prej restoranteve në Priren, kishin filluar të thyenin brenda e jashtë tij.

Kështu ka njoftuar Policia e Kosovës në raportin 24 orësh.

“Ankuesi mashkull K-Shqiptar pronar i restorantit, ka informuar se katër persona të pa njohur, pasi kanë ngrënë ushqim kanë filluar të demolojnë inventarin e restoranit dhe më pas kanë sulmuar fizikisht viktimën”, thuhet në njoftimin e forcave të rendit.

Të dyshuarit jashtë restorantit kanë thyer xhamat e një veture.

I lënduari ka pranuar tretman mjekësor. Njësia përkatëse policore është duke hetuar rastin.