Ilustrim

Prizren, paraburgim të dyshuarit për vjedhje të arkës së bamirësisë

Gjykata e Prizrenit i ka caktuar 1 muaj paraburgim të dyshuarit me iniciale D.K., për vjedhje të rëndë.

Sipas Prokurorisë, me datë 7 shkurt, me qëllim që vetes t’i sjellin përfitim pasuror të kundërligjshëm, të pandehurit D.K.,  dhe K.P., i cili është në arrati, në një furrë, marrin një arkë të bamirësisë.

Në dosjen e Prokurorisë është përshkruar se të pandehurit kishin dëmtuar derën e pasme të furrës duke marrë arkën ku gjendeshin para metalike dhe më pas ikin nga vendi i ngjarjes.

Në njoftim thuhet se, Gjykata ka vlerësuar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e paraburgimit, sepse hetimet në këtë çështje posa kanë filluar.

Gjykata po ashtu ka pasur parasysh  mënyrën dhe rrethanat ne të cilat është kryer kjo vepër nga të pandehurit, pasojat e kësaj vepre penale, sjellën e mëparshme të të pandehurit D.K., i cili  është edhe kryerës i veprave tjera penale, që sipas Gjykatës tregojnë rrezikun e përsëritjes së kësaj vepre apo ndonjë vepër edhe më të rëndë.