Foto-ilustrim

Prizren, paraburgim për djalin që dyshohet se vrau babanë me thikë

Gjykata e Prizrenit ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj të dyshuarit për vrasjen e babait të tij të premten në Prizren.

“Gjyqtari i  procedurës paraprake– Xheladin Osmani, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të KPPRK-së dhe të njëjtit  i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaj, ashtu që kjo masë të pandehurit do ti llogaritet prej datës 25.12.2020 deri me datën 24.01.2020.”, thuhet në komunikatën e Gjykatës.

Sipas komunikatës gjyqtari i procedurës paraprake pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, ka vërtetuar se ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri ka kryer veprën penale për të cilën dyshohet dhe kjo rrjedh nga provat e mbledhura deri në këtë fazë.

Po ashtu në seancën dëgjimore prokurori i shteti ka propozuar që ndaj të pandehurit M.H. të bëhet ekzaminimi psikiatrik.

“Andaj Gjykata duke vepruar sipas propozimit të prokurorit ka lëshuar URDHËRESË – për ekzaminim psikiatrik, që duhet të kryhet brenda afatit prej dy (2) javësh nga dita e lëshimit të urdhëresës”, thuhet tutje në komunikatë.

Gjykata me rastin e caktimit të paraburgimit ndaj të pandehurit  M.H. ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore  për caktimin e kësaj mase.

Sipas komunikatës, rrjedh dyshimi i bazuar se i pandehuri M.H., me datë 25.12.2020, rreth orës 13:50 minuta, në Prizren, afër shtëpisë së të ndjerit, e privon nga jeta anëtarin e familjes – babanë e tij F.H., në atë mënyrë që pas një mosmarrëveshje paraprake i pandehuri merr një thikë në kuzhinë, del në rrugë para shtëpisë së tij dhe në momentin që e vëren babanë që zbret nga kamioni, i pandehuri fillon ta godasë disa herë me thikë, në pjesë të ndryshme të trupit, si dhe në qafë në arterien ku si pasojë i dëmtuari F.H. ndërron jetë në vendin e ngjarjes.

Të premten rreth orës 13:50 minuta, në Prizren më saktësishtë në lagjen ‘Dardania’ ka ndodhur një  vrasje, ku dyshohet se djali e ka vrarë babanë e tij me thikë.

Vrasje në Prizren, dyshohet se djali e vrau babanë me thikë