
Ilustrim
Prizren, nxënësi dyshohet se kërcënoi me mesazhe bashkëmoshatarët e tij
01.6.2023 - 13:06
Një nxënës është raportuar se ka kërcënuar bashkëmoshatarët e tij në një shkollë në Prizren.
Rasti dyshohet të ketë ndodhur në fillim të javës, kur nxënësi kishte dërguar mesazhe kërcënuese tek të tjerët.
Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar drejtoresha e Arsimit në Prizren, Luljeta Veselaj – Gutaj.
“Njoftimin që e kemi marrë nga shkolla dhe në komunikim me drejtorin, nxënësi ka probleme shëndetësore mendore dhe sipas raportit të mjekut gjendja e tij është e rëndë”- ka thënë Veselaj – Gutaj.
Tutje, drejtoresha ka bërë të ditur se nxënësi është nën përkujdesje të prindërve në shtëpi.