COVID19 - Ilustrim - KALLXO

Prizren - Një zyrtar i Policisë dhe dy punonjës të një fabrike të infektuar me COVID-19

Sot, në komunën e Prizrenit janë kryer 133 testime për sëmundjen COVID-19.

Nga këto testime kanë rezultuar tre persona me coronavirus.

Në një konferencë për media, drejtori i Shëndetësisë në këtë komunë, Visar Shehu, ka thënë se nga testimi i madh kemi një numër i të vogël të të infektuarve.

“133 teste, vetëm 3 kanë rezultuar pozitiv. Është një numër më i vogël sesa e kemi pritur. Vetëm një nga zyrtarët policor ka dal pozitiv. Dy të tjerët janë raste kontakte nga një ndërmarrje e cila është mbyllur tashmë”, ka thënë Shehu.

Sot, në Kosovë janë konfirmuar shtatë raste me COVID-19. Tri ishin në Prizren, tri të tjera në Vushtrri dhe një në Prishtinë.

Mytaher Haskuka në konferencë të jashtëzakonshme

Live – Mytaher Haskuka në konferencë të jashtëzakonshme

Publiée par Kosovapost.net sur Samedi 23 mai 2020