Prizren, një shkolle i vidhen pajisje teknike

Një vjedhje e rëndë është raportuar në fshatin Lubinje e Poshtme në Prizren.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur dje rreth 02:40.

Drejtori i shkollës së fshatit ka raportuar se persona të panjohur në shkollë kanë vjedhur dy projektorë dhe një  kompjuter.

Rasti është duke u hetuar.