Ilustrim
Prizren, një person raporton se i kanë vjedhur veturën
17.11.2024 - 09:43
Një person ka raportuar në Polici dje me 16.11.2024 në Prizren se persona të dyshuar të pa njohur i kanë vjedhur veturën “Audi A3” me targa vendore.
Policia e Kosovës nuk ka dhënë më shumë detaje rreth rastit, ndërsa është iniciuar si “Vjedhje e veturës”.