Ilustrim

Prizren, një person lëndohet pasi bie me biçikletë në një kanal ku po kryheshin punime

Një person është lënduar gjatë ditës së martë derisa ishte duke drejtuar biçikletën e tij në Prizren, ka rënë në një kanal ku po kryheshin punime në rrugë.

I njëjti ka pranuar tretman mjekësor në Spitalin e Prizrenit.

Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 09:48 në rrugën “Fehmi Lladrovci”, në Prizren.

Po ashtu, sipas PK-së, çiklisti ka kishte rënë në një kanal-vend punim të një kompanie e cila ishte duke i kryer disa punime në rrugë.

“Njësit përkatës kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt” – thuhet në njoftim.