Prizren, një person gjendet i vdekur në shtëpinë e tij

Policia e Kosovës njofton se një person i cili ishte duke jetuar vetëm në shtëpi në Prizren, ishte gjetur pa shenja jete nga i afërmi i tij.

Sipas Policisë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante të policisë dhe ekipi mjekësor, ku nga mjeku është konstatuar vdekja e viktimës.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion,  thuhet në raportin policor.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 19:00 dhe vazhdon të hetohet.