Prizren, një muaj paraburgim për personin që dyshohet se rrahu profesorin e djalit

Gjykata në Prizren ka njoftuar se ka caktuar një muaj paraburgim për një burrë me inicialet L.K., i cili dyshohet se ka sulmuar në vendin e punës një profesor të një shkolle në Prizren.

E gjitha kishte nisur pasi i dyshuari në këtë rast L.K., kishte pranuar një telefonatë nga djali i tij se profesori e ka sulmuar.

Ngjarja, sipas Gjykatës, ka ndodhur gjatë ditës së djeshme rreth orës 13:00 në një gjimnaz në Prizren.

Pasi kishte pranuar telefonatën nga djali, i pandehuri ishte nisur drejtë shkollës dhe kishte kërkuar profesorin, ky i fundit më pas ishte ftuar në zyrën e drejtorit dhe në ato momente ishte sulmuar me grushte në fytyrë.

I pandehuri pas këtyre veprimeve ishte larguar nga shkolla ndërsa profesori ka marrë lëndime trupore me ç’ rast është trajtuar edhe në Spitalin Rajonal të Prizrenit.

Babai i djalit ishte arrestuar ndërsa Prokuroria ka ushtruar kërkesën për paraburgim, ndërsa gjatë ditës së sotme Gjykata e Prizrenit ka aprovuar të njëjtën kërkesë dhe i ka caktuar paraburgim në kohëzgjatje prej 30 ditësh të dyshuarit.