Foto: Afrim Ejupi/KALLXO.com

Prizren, një mashkull sulmon një femër në një lokal

Një femër ka raportuar në Policinë e Kosovës në Prizren se është sulmuar fizikisht nga një person, derisa ishin duke qëndruar në një lokal.

Sipas Policisë, viktima ka rezultuar nën ndikimin e alkoolit ndërsa i dyshuari ka refuzuar alkool testin.

Viktima ka marrë tretman mjekësor pasi kishte lëndime të lehta, ndërsa me rastin janë marrë autoritetet kompetente sipas procedurave.

Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 19:00 në Prizren.