Prizren, një grua raporton se në vazhdimësi ka dhunë psiqike nga prind e burrit të saj

Shtatë raste të dhunës në familje janë raportuar në Policinë e Kosovës në 24 orët e fundit.

Një rast është raportuar në Fushë Kosovë, një në Gracaniçë, një rast në Lipjan, një në Drenas, dy raste në Prizren dhe një tjetër në Istog.

Lidhur me këto raste janë arrestuar gjashtë të dyshuar.

Një grua në Prizren ka raportuar se në vazhdimësi ka dhunë psiqike nga vjehrrit e saj.

Policia ka njoftuar se ka intervistuar dy të dyshuarit.

“Viktimës i është ofruar tretman mjekësor dhe me rekomandim të prokurorit kujdestar, rasti procedohet në procedurë të rregullt”- ka njoftuar Policia.

Në Fushë Kosovë një burrë është arrestuar nën dyshimin se ka ushtruar dhunë ndaj një gruaje.

Viktimës dyshohet që i janë shkaktuar lëndime dhe i është ofruar tretman mjekësor.

Policia, ka njoftuar se i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

Në Graçanicë një grua ka raportuar dje se pas një mosmarrëveshje i dyshuari ka ushtruar dhunë ndaj saj.

Policia ka intervistuar të dyshuarin.

“Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që rasti të procedohet në procedurë të rregullt”- ka njoftuar Policia.

Në Lipjan është arrestuar një burrë nën dyshimin se ka ushtruar dhunë ndaj një gruaje.

Rasti sipas Policisë ka ndodhur dje rreth orës 17:56.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje, ka njoftuar PK.

Një rast i dhunës në familje është raportuar në Drenas.

Policia ka arrestuar një person pasi i njëjti dyshohet s eka ushtruar dhunë fizike dhe ka kanosur një grua.

Rasti ka ndodhur mbremë rreth orës 19:00.

“Viktimës iu është ofruar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”- ka njoftuar Policia.

Në Prizren, Policia ka arrestuar dy të persona nën dyshimin se kanë ushtruar dhunë fizike ndaj një gruaje.

Sipas Policisë, viktimës i është ofruar tretman mjekësor.

“Të dyshuarit pas intervistimit, me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”- ka njoftuar Policia.

Ndërsa në Istog, një burrë është arrestuar nën dyshimin se në gjendje të dehur ka ushtruar dhunë ndaj një burri.

Rasti ka ndodhur mbremë rreth orës 23:00.

Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë, ka njoftuar Policia.