Prizren, një grua raportoi në polici se është ngacmuar seksualisht

Një grua ka raportuar në Policinë e Kosovës së është ngacmuar seksualisht nga një i dyshuar i panjohur në Prizren.

Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 18:20.

“Viktima ka raportuar se është ngacmuar seksualisht nga një i dyshuar i panjohur”, ka thënë policia.

Tutje është thënë se lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe se rasti është nën hetime.