Prizren: Një grua dhë një burrë rrahen nga persona të panjohur

Një grua dhe një burrë kanë raportuar në polici se janë rrahur nga dy persona të panjohur.

Rasti ka ndodhur në Prizren më saktësisht në rrugën “Tahir Sinani” gjatë ditës së djeshme.

Sipas policisë të dyshuarit kanë lënë në vendin e ngjarjes veturën e tyre dhe janë larguar në drejtim të panjohur.

Si pasojë e rrahjes dy viktimat kanë pranuar tretman mjekësor.

Të dyshuarit sipas policisë janë duke u kërkuar ndërsa rasti po vazhdon të hetohet.